Vjedhja e pacientit në spitalin Covid, Manastirliu: Është një akt që duhet zbardhur

ogerta-manastirliu-1.jpg

Dy ditë më parë emisioni Stop denoncoi rastin e një pacienti që u grabit në Spitalin Infektiv pasi humbi jetën nga koronavirusi Covid-19.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e ftuar në emisionin Opinion ka dënuar këtë ngjarje të rëndë dhe ka thënë se rasti është nën hetim nga prokuroria dhe policia. Grabitjen e parave të pacientit, ministrja Manastirliu e konsideron krim që duhet të marrë dënim maksimal.

“Reagimi ynë ka qenë në kohën më të shpejtë. Rasti i dytë është duke u investiguar nga organet e Prokurorisë dhe policisë për të evidentuar si ka ndodhur ngjarja. Deri më sot nuk ka një zbardhje. Por ngjarja është e dënueshme, është krim. Ky është një krim, është vjedhje, është i papranueshëm të ndodhë në një institucion shëndetësor. Është një akt që duhet zbardhur dhe ne kemi kërkuar zbardhjen e menjëhershme të këtij rasti. Për këto raste nuk duhet të ketë dënim të thjeshtë, duhet dënim maksimal. Këto raste nuk mund të përgjithësojnë të gjithë mjekët dhe infermierët. Padiskutim që këto raste kanë qenë, janë por dhe do të jenë se janë të lidhura me veset. Detyra jonë është që të parandalojmë dhe të dënojmë”, u shpreh ministrja Manastirliu.

Në rastin që denoncoi Stop, pacientit që humbi jetën nga Covid-19 iu morën 200 mijë Lekë të vjetra nga portofoli dhe 600 mijë Lekë të vjetra nga karta e bankomatit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303