fbpx

Vjehrra po ju nxin jetën? 9 sjelljet që vërtetojnë që ajo s’është siç duket

nusja.jpg

Si fillim, mos e ngatërroni një vjehrrë koketë dhe të llastuar gjithë jetën nga djali dhe bashkëshorti, me një vjehrrë që është e ligë dhe xheloze.

Artikulli në vijim, i kushtohet tipit të dytë….

Shpesh njerëzit nuk e ekzagjerojnë kur thonë se “vjehrra ime është e keqe”.

Disa e shterojnë energjinë e jetës suaj me sjelljet helmuese.

Kështu që bëni kujdes të ruani veten dhe njerëzit e dashur, duke vëzhguar me vëmendje këto sjellje të mëposhtme që provojnë se vjehrra juaj është një “djalli vetë” dhe po ua nxin jetën me tendencë keqdashëse:

  1. “Ju ka bërë nder që ju pranoi për djalin”

Ky është veç fillimi.

Do t’ju thotë në 100 mënyra, të njëjtën gjë ama: Se si ju nuk ishit aq e denjë për djalin e saj, por gjithsesi ajo e miratoi lidhjen tuaj.

E dini pse e bën këtë?

Që t’ju mundë psikologjiksht dhe t’ju theksojnë brenda mendjes broçkullat se ju nuk i afroheni te maja e thoit djalit të saj.

  1. Nuk do e pranojë kurrë se e ka gabim

Edhe nëse ka bërë një gabim serioz, ajo do këmbëngulë se është në rregull gjithçka ka bërë.

As mos e çoni ndërmend të thotë “më fal”.

Mund të nisë edhe Luftën e Tretë Botërore dhe nuk do ta pranonte kurrë që e ka gabim.

  1. Nuk do t’ju dëgjonte kurrë

Pavarësisht se sa të saktë jeni, ajo thjesht do e përjashtojë opinionin tuaj.

Shumicën e kohës, thjeshtë nuk do ju kushtojë vëmendje për të provuar se nuk e “vret” mendjen për ju.

Mund t’i bërtisni në vesh, por ajo sërish do t’ju injoronte.

Për shembull, nëse i thoni shumë qartë se keni përfunduar së ngrëni, ajo do t’ju japë të hani më shumë, edhe nëse ju vjen për të vjellë.

Nëse keni arritur diçka, çfarëdo që të jetë, ajo do ta minimizojë në sytë e gjithkujt.

  1. Nuk do t’ju konsiderojë kurrë të denjë për familjen e saj

Do t’ju thotë qartë apo në mënyrë të nënkuptuar që ju nuk jeni të dobishme për djalin e saj.

Gjithsesi mos e ulni kokën dhe mos e lini që t’jua ulë moralin.

  1. Do bëjë ç’të mundet për të provuar që ju ka nën kontroll

Siç u theksua më lartë, ajo nuk mendon se jeni mjaftueshëm e mirë dhe do bëjë gjithçka për t’ju kontrolluar, duke ju thënë diçka si “sa herë të kamë= thënë që kjo bëhet kështu”.

Do t’ju urdhërojë të bëni çdo gjë për të, sado të parëndësishme.

Do t’ju marrë gjithmonë me vete, në çdo vizitë, të gatuani çdo recetë të saj e të pastroni sipas teknikave të saj.

Nuk ka rëndësi se çfarë dëshironi dhe nëse nuk bëni diçka nga këto gjëra, por të jeni të sigurta që i gjithë rrethi shoqërorë do ta marrë vesh.

  1. Nuk di të kujdesesh për fëmijën.

Kujdes se e ftohe!

Kujdes se e djersite!

Siç i thonë ndryshe: hip se të vrava, zbrit se të vrava!

Çfarëdo që të bëni për fëmijën tuaj, sido që të kujdeseni edhe në mënyrë perfekte, ju sërish nuk jeni një nënë e zonja… siç ka qenë ajo.

Ju nuk dini që të rrisni një fëmijë siç duhet, sipas vjehrrës.

Thjesht, mos e dëgjo dhe vazhdo kujdesu siç ta thotë insikti apo… pediatri!

  1. Do të shpifë e t’ju marrë nëpër gojë

Nëse nuk do t’ja arrijë t’ju dominojë, atëherë rivaliteti do të theksohet në kokën e saj.

Do të bëjë një hap më tej.

Do bërë çdo gjë që të prishë të gjitha raportet e mira që keni me çdo njeri, që ajo takon.

Bëni kujdes pasi nëse ajo ja arrin, të gjithë do t’i thonë partnerit që të kërkojë divorcin, për shkak të gjërave që kanë dëgjuar për ju.

  1. Nuk do t’ju respektojë kurrë

Opinionet, vendimet, privatësia juaj, asgjë nga këto nuk do t’i interesonin asaj.

Mund të keni shtëpinë më të pastër në botë, por sërish ajo do të gjejë diçka për t’ju ulur.

 

 

  1. Do t’ju ndëshkojë në një sërë mënyrash

Është mendje ngushtë dhe zemërgure, kur ndjen se keni bërë diçka gabim, do t’ju ndëshkojë në mënyra të ndryshme.

Do mundohet të mos komunikojë sa më pak dhe nga ana tjetër, do të gjejë një opsion për t’ju prekur në pikën më të dobët.

  1. Sillet ndryshme me njerëzit e tjerë

Rrethi i saj social është shumë i rëndësishëm për të dhe do të bënte gjithçka për ta mbajtur.

Në sy të të tjerëve do sillet plot sharm, dhe do ta portretizonte veten si një nënë e dashur.

Madje njerëzit mund ta besojnë atë, dhe nuk do t’ju besonin ju që keni probleme me të.

Mos u përpiqni t’u thoni të tjerëve ndryshe, sepse nuk do funksiononte.

Thjesht do t’ju bëjë që të dukeni keq në sytë e të tjerëve…

  1. Do përpiqet të bëjë të besoni se kujdeset për ju

Do keni disa ditë të mira, kur ajo sillet vërtetë mirë me ju.

Mund të nisni të besoni se ajo ka filluar t’ju pranojë.

Por gjithsesi, mos e ulni nivelin e mbrojtjes.

Do t’ju sulmojë, atëherë kur nuk do ta prisni.

Do të kaloni në një sërë torturash, nëse nuk i kushtoni vëmendje, kështu që thjeshtë pranoni faktin që ajo nuk do t’ju pranonte kurrë, dhe vazhdoni përpara.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303