Vjehrri nxjerr thikën dhe tenton të vrasë dhëndrin, tmerrohen familjarët, telefonojnë Policinë, mësohet se..

plagosje-me-thike.jpg

Policia ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti në familje. Sipas njoftimit të Policisë, bëhet me dije se vjehrri ka tentuar të qëllojë me thikë dhëndrin e tij 30-vjeçar, por familjarët kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila ka bërë të mundur dhe arrestimin në flagrancë të vjehrrit me inicialet A.K., 53 vjeç

Postimi i plotë i policisë:

Policia parandalon  përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti brenda familjes. Tenton të vrasë me thikë dhëndrin e tij, por arrestohet në flagrancë.Sekuestrohet arma e ftohtë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pas marrjes së një telefonate se në fshatin Baban, po ndodhte një konflikt, janë nisur menjëherë në vendngjarje ku kanë konstatuar se shtetasi A. K., 53 vjeç, pas një konflikti të çastit në banesë me dhëndrin e tij shtetasin B. D., 30 vjeç, ka tentuar t’a vrasë me thikë këtë të fundit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika.

Specialistët për hetimin e krimit bënë arrestimin në flagrancë të 53-vjeçarit dhe materialet i kaluan pranë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, mbetur në tentativë” dhe “Dhuna në familje”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303