fbpx

Vjen denoncimi i fortë për spitalin Covid-2: 6 ambulanca në rresht me pacientë, po presin të shtrohen

Screenshot_10-9.png

Kreu i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, Gazmend Koduzi ka bërë një denoncim së fundmi. Ai bën me dije se gjendja në spitalin Covid-2 është mjaft e rënduar.

Koduzi ka postuar një foto dhe shkruan se janë 6 ambulanca në rresht me pacientë, duke pritur shtrimin e tyre në spital.

Sipas tij, Ramës i ka dalë situata jashtë kontrollit.

“Po ndodh aktualisht ne Spitalin covid-2, ku jane 6 ambulanca ne rresht me paciente duke pritur shtrimin e tyre ne spital. Situata eshte kritike dhe i ka dale Rames jashte kontrollit. Rama dhe tabori i tij thone qe do hapin spitalet rajonale kur ta shikojne te arsyeshme, por faktikisht Rama nuk ka asnje plan. Hapini spitalet rajonale sa me shpejt, qe qytetaret te vijne dhe mjekohen sa me shpejt kur kane nevoje. Mjaft me demagogji. Ditet e tij jane te numeruara, dhe qytetaret shqiptare meritojne nje qeveri qe mendon per shendetin dhe mireqenien e tyre.’- shkruan ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303