fbpx

Vjen dorëheqja e papritur nga Komisioni Zgjedhor Eno Bozdo, kush pritet ta zërë vendin e tij?

pd.jpg

Anëtari i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, Eno Bozdo ka refuzuar të bëhet pjesë e procesit zgjedhor, prandaj në mbledhjen e parë konstituive që do të mbahet në orën 17:00 në selinë blu, ai nuk do të jetë prezent.

Ky vendim i Bozdos për të hequr dorë vjen vetëm një ditë pasi Kryesia dhe Këshilli Kombëtar miratuan përbërjen e Komisionit Zgjedhor me kryetar Jemin Gjanën dhe anëtarë, Albana Vokshi,  Belind Kelliçi, Eno Bozdo, Mimoza Hasekiu, Albert Avduli, Gjoke Vuksani si dhe ndihmes  Ervin Minarolli dhe Lulzim Omuri.

Vendin e tij në komision pritet ta zërë anëtari zëvendësues Çlirim Gjata.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303