13.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Vjen lajmi i mirë nga Kosova/ Asnjë viktimë nga Covid në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar bilancin e Covid në Kosovë për 24 orët e fundit ku bëhet me dije se nuk ka asnjë humbje jete, kurse numri i rasteve të reja të infektimit ka shkuar në 40.

Ministria njofton se ditën e sotme janë shëruar 149 qytetarë, kurse numri total i rasteve të shëruar që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 156.182 persona.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.144 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.432.135 doza të vaksinës. Deri më sot 608.939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.870 testime, 40 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 149 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.182. Në total numri i rasteve aktive është 1.226

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat