fbpx

Vjen lajmi i shumëpritur për sportdashësit, Komiteti merr vendimin

sporti.jpg

U mblodh sot Komiteti Teknik i Ekspertëve ku u komunikuan masat e reja anti-COVID në vendin tonë. Mira Rakacolli në fjalën e saj deklaroi se Komiteti ka vendosur që të lejojë tifozët në stadiume.

Po ashtu do të lejohet mbajtja e aktiviteteve artistike në ambiente e brendshme, siç janë teatrot.

Në të gjitha aktivitetet e lejuara në ambiente të brendshme kapaciteti i publikut do të jetë deri në 30% dhe duhet të zbatohen me rigorozitet protokollet e Covid.

“Duhet të vazhdojmë që të zbatojmë me rigorozitet masat kështu siç janë vendosur, Është shumë e rëndësishme që të vijojë izolimi i atyre që janë të infektuar në mënyrë që të mos bëhen përçues të shpërndarjes së infeksionit“, tha Rakacolli.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303