fbpx

Vjen në jeta Princesha Geraldinë, çifti mbretëror jep njoftimin zyrtar

Përmes një njoftimi zyrtar, familja mbretërore shqiptare ka dhënë detaje në lidhje me lindjen e princeshës Geraldinë.

Sipas njoftimi foshnja dhe nëna gëzojnë shëndet të plotë.

“Familja Mbretërore Shqiptare është e lumtur të bashkëndajë lajmin e lindjes së Lartësisë së Saj Mbretërore Princeshës Geraldinë që u erdhi në jetë Lartësive të Tyre Mbretërore Princit Leka të Shqiptarëve dhe Princeshës Elia, ditën e enjte, 22 tetor 2020, ora 09:30.

Princesha Elia lindi pa vështirësi në spitalin obstetrik-gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë. Si nëna ashtu edhe bebi gëzojnë shëndet të plotë, falë edhe kujdesit të lavdërueshëm të personelit mjekësor”, thuhet në njoftim.