Është bërë baba për herë të parë Futbollisti Armando Sadiku. Lajmin e ka konfirmuar vetë futbollisti në rrjetet sociale.
Bashkëshortja e tij, Elona ka sjellë në jetë një djalë, të cilit i kanë vendosur emrin Luis. Armando ka publikuar në Instagram një foto me këmbën e vockël të të birit.
“Mirë se vjen në këtë botë djali ynë i vogël. Mami dhe babi të duan! Luis Sadiku”, ka shkruar futbollisti krahas fotos.


