Vjen Njoftimi i rëndësishëm nga KED, zbardhet mbledhja, ja çfarë u diskutua

KED.jpg

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka zbardhur mbledhjen e mbajtur ditën e djeshme. Në një njoftim, KED bën me dije se në rend dite ishte: Njohja e anëtarëve të KED me raportin e dekriminalizimit dhe prezantimin nga anëtarët e KED me raportet e përgatitura për kandidatët Zhaklina Peto, Ervin Karamuço dhe Helena Papa.

Njoftimi i plotë:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 18.11.2021, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, me këtë rend dite:

  1. Njohja e anëtarëve të KED me raportin e dekriminalizimit të përgatitur nga personi i autorizuar nga KED dhe me rezultatet e verfikimit të dekriminalizimit për kandidatët, me qëllim vlerësimin e miratimin e këtij raporti.
  2. Prezantimi nga anëtarët e KED me raportet e përgatitura për kandidatët Zhaklina PETO, Ervin KARAMUÇO dhe Helena PAPA. Pyetje, diskutim dhe vendimmarrje.

Anëtarët e KED janë njohur në këtë mbledhje me raportin e dekriminalizimit të përgatitur nga personi i autorizuar nga KED, si edhe me rezultatet e verfikimit të dekriminalizimit për kandidatët, raport i cili është miratuar më pas nga anëtarët.

Në lidhje me pikën e dytë të rendit të ditës, KED njofton se shqyrtimi i rasteve të kandidatëve për vendet vakante për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese është vendosur në përfundim të procedurave të verifikimit të ndjekura nga ky Këshill, sipas ligjit dhe standardeve tashmë të njohura e të aplikuara, që kërkohen për përzgjedhjen dhe konfirmimin në detyrën e magjistratit apo anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi edhe mendimin e Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, vendosi:

Lejimin e kandidimit dhe vijimin e procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të:

  1. Ervin Karamuço, për vendin vakant të Zj. Vitore Tusha dhe Z. Fatmir Hoxha.

Ndalimin e kandidimit dhe mos vijimin e procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të:

Zj. Zhaklina Peto, për vendin vakant të Zj. Vitore Tusha dhe Z. Fatmir Hoxha;

Zj. Helena Papa, për vendin vakant të Zj. Vitore Tusha dhe Z. Fatmir Hoxha.

Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Vendimet e plota dhe të zbardhura për ndalimin e kandidimit të tyre do të publikohen të arsyetuara në faqen zyrtare ëeb të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303