13.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Vjen sot në Shqipëri Kryesuesja e OSBE, zbardhet axhenda e takimeve

Ministrja suedeze për Punët e Jashtme Ann Linde, si kryetare e radhës e OSBE-së mbërrin sot në Shqipëri, ndërsa do të takohet me Presidentin Ilir Meta dhe ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka.

Ajo do të marrë pjesë në nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi mes OSBE-së dhe Shqipërisë për të forcuar punën kundër rrezikut të përhapjes së armëve dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe armëve të lehta.

Takimi mes dy ministrave pasohet nga një konferencë për shtyp në orën 11:40, në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ajo gjithashtu do të takohet me kryetaren e parlamentit, përfaqësues të shoqërisë civile në vend dhe prezencën e OSBE-së në Shqipëri.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat