fbpx

 “Vjen Znj. Monika edhe thotë edhe unë e kam portofolin bosh”, reagon ashpër  Kryemadhi

kryemadhi-1-780x405.png

Ditën e sotme u transmetua në media një deklaratë e një greviste e cila tha se “Vjen Zonja Monika edhe thotë edhe unë e kam portofolin bosh”.  Në lidhje me këtë Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka publikuar një video ku zonja nuk ka qenë fare në takimin e djeshëm.

Postimi i plotë i Kryemadhit

Edi, unë e di sa të djegin të vërtetat që unë artikuloj pa frikë ndaj teje dhe oligarkëve që je lidhur aq ngushtë.

E kuptoj se marazi të ka errur sytë. Këto ishin gratë greviste që unë takova në Ballsh dhe jo mamaja e nderuar e një punonjësi Bashkie rilindase që sot e kishe çuar me urdhër për ta përdorur në sgulm politik ndaj meje.

Bëji nder familjes tënde dhe largoji duart nga gratë e Fierit, se ato nuk janë mish për top për inatet politike që po të shtohen tani teksa po të ngushtohet laku në shterim të ditëve të pushtetit.

Kurajo për gratë greviste të cilat i mbështes në betejën për të drejtat e tyre dhe forca e grave të Shqipërisë, për t’u bërë bashkë më 25 Prill që të ndërtojmë Shqipërinë që nuk i shfrytëzon dhe nëpërkëmb por i jep vendin e duhur grave e vajzave të vendit!

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303