“Vjeshta pritet me rritje rastesh”. Epidemiologu Ilir Alimehmeti jep detajet, tregon se çfarë e pret vendin

Ilir-Alimehmeti.jpg

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka folur për A2 lidhur me situatën nga pandemia por edhe vaksinimet. Jo vetëm kaq por ai theksoi se në vjeshtë pritet që të ketë rritje rastesh.

Vjeshta pritet që do ketë rritje rastesh, pavarësisht nëse do jetë Delta, Delta plus, ose një variant tjetër. Në botë diku mund të dalë një variant etopian, bota është globale. Megjithatë nëse do mbajmë situatën konstante, na duhen të dimë tre elemente kyçe. Elementi i parë është sa e kaluam, në cilat grupmosha u kalua, në cilat qytete u kalua. Ne do i kthehemi jetës aktive. Kush e mban jetën aktive, e mban popullata 20-60 vjeç. E dyta është, sa më shumë vaksinime. Në këtë kuadër në qoftë se për Pfizer, për Astrazeneca kemi studime të qarta, duhet të fillojmë të shohim të dhënat mbi Coronavacun. Momenti tjetër shumë i rëndësishëm është si do të kemi qarkullimin e virusit në vjeshtën që vjen, duke marrë parasysh që vaksinimi ka ecur. Sa zgjat ky vaksinim, ky është një diskutim në botë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303