Moti, vjeshta vjen ‘zyrtarisht’ të shtunën

Gëzojini këto ditë të kthjellta me diell pasi, të shtunën që vjen pritet të rinisin shirat si dhe të bien temperaturat.

Meteoalb parashikon se moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare deri të shtunën kur pritet shtim i vranësirave në territor. Vranësirat do të fuqizohen gjatë së dielës dhe së hënës kur priten shira në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit vijojnë pa luhatje të ndjeshme gjatë gjithë javës; ku minimumet variojnë nga 6°C mëngjeset në zonat malore deri 14 – 16°C në zonat e ultësirës ndërsa vlerat e mesditës, do të variojnë nga 20°C në Juglindje deri në 27 – 28°C vlerat maksimale në Jugperëndim të vendit.

Mesdita e së dielës sjell një rënie të theksuar të vlerave termike; kryesisht gjatë mesditës duke ulur maksimumet në vlerat 15 – 18°C në zonat malore dhe deri 23°C në zonat e ultësirës (vlera tipike të stinës së vjeshtës).

Lër një koment