Vjosa Osmani takon kongresistin Ron Johnson në Washington

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, po vijon takimet me zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Osmani ka njoftuar se dje është takuar edhe me senatorin amerikan, Ron Johnson, i cili para disa ditësh kishte qenë për vizitë në Kosovë.

“Dje në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas takimit me Senatorin Ron Johnson, i cili shërben në Komisionin për Punë të Jashtme të Senatit”, ka shkruar Osmani, pa dhënë shumë detaje rreth takimit.

Nënkryetarja e LDK-së dje ka takuar edhe përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ndërsa të martën është takuar në Shtëpinë e Bardhë me drejtorin për Evropë nga Këshilli për Siguri Kombëtare, John Eath.

Gjatë kësaj vizite në Washington, Osmani ka takuar gjithashtu edhe kongresistin Dean Philips.