Vjosa Osmani takon zyrtarët e lartë të PE në Bruksel

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë në Bruksel, ku ka takuar zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland si dhe Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McCallister.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kanë diskutuar për rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, për diskutimet lidhur me formimin e qeverisë së re si dhe për prioritetet që do të kenë institucionet e reja.

“Sot në Bruksel, kisha kënaqësinë të takoja edhe Zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian, z. Rainer Wieland si dhe Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në PE, z.David McCallister, ku diskutuam për rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, për diskutimet lidhur me formimin e Qeverisë së re si dhe për prioritetet që pritet t’i kenë institucionet e reja.”, ka shkruar Osmani në Facebook.