fbpx

Vjosa Osmani vizitë zyrtare në Tiranë, pritet nga Presidenti Meta

Screenshot_2-1.jpg

Vjosa Osmani,  Presidentja në Detyrë në Kosovë,     sapo ka mbërritur në Tiranë ku do të zhvillojë një vizitë 3 ditore.

Ajo është pritur me një ceremoni nga presidenti Ilir Meta, të cilit pasi janë takuar i ka dhënë një dhuratë që i kanë sjellë gratë të cilat ishin viktima seksuale gjatë luftës në Kosovë.

“Një dhuratë nga gratë e Kosovës të cilat ishin viktima seksuale gjatë luftës së Kosovës, por janë mbi të gjitha të mbijetuara të asaj dhune që sot dhimbjen e tyre e ka ktyer në guxim. Shpresoj shumë që do të gjej vend për ta treguar historinë dhe dhimbjen e Kosovës edhe në zyrën tuaj”, tha Osmani teksa i dorëzoi dhuratën Metës.

Meta krahas videos ka shkruar se ndihet i lumtur të presë sot me nderime të larta shtetërore, Osmanin.

Së pari Osmani u ndal në qytetin e Lezhës në Bashkinë e qytetit, ku zhvilloi një bisedë disa minutëshe me kryebashkiakun Pjerin Ndreu në zyrën e këtij të fundit.

    Advertisement
    REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303