Vjosa Osmani vizitë në SHBA, takohet me Matthew Palmer

Kandidatja për kryeministre e Lidhjes Demokratike të Kosovës,Vjosa Osmani, ka shkuar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas takimit të djeshëm në Shtëpinë e Bardhë, me drejtorin për Evropë, John Earth, në kuadër  të Këshillit për Siguri Kombëtare, Vjosa Osmani ka takuar sot edhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Osmani, e cila ka postuar në Facebook rreth vizitës së saj dhe ka treguar se sot është pritur nga Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer, ku sipas saj diskutuan për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara.

“Sot në Departamentin e Shtetit u prita nga Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer, i cili është po ashtu Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor. Diskutuam për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe punët e rëndësishme që na presin përpara”-ka shkruar ajo në Facebook.