Vlera të larta të kolesterolit në gjak, kambanë alarmi për shqiptarët

Nëse ne hamë më shumë, ne marrim më shumë kolesterol, që qarkullon rreth gjakut tonë dhe ka si qëLlim të ngecë në muret e enëve të gjakut. Kjo rrit rrezikshmërinë e sëmundjeve të zemrës. Ndërkohë që niveli i lartë i kolesterolit në gjak është si rezultat i një diete shumë të pasur me yndyra. Në disa njerëz, kjo ndodh për shkak se kanë një ndjeshmëri të trashëguar ndaj kolesterolit të lartë në gjak.

Sipas një profili për Shqipërinë botuar së fundmi nga OBSH-ja, prevalenca e nivelit të lartëtë kolesterolit në vendin tonë ishte 46.1% në vitin 2008 (46.8% për meshkujt dhe 45.4%për femrat) (OBSH, NCD country profiles, 2011).

Sipas vlerësimeve të GBD 2010, niveli i përgjithshëm i vdekshmërisë që i atribuohet hiperkolesterolemisë në Shqipëri është rritur nga rreth 30 në 55 vdekje për 100,000 banorë, respektivisht në vitet 1990 dhe 2010 . Në vitin 2010, përqindja e vdekshmërisë për shkak të hiperkolesterolemisë ishte 7.8%.

Por nëse doni të dini si të ulni kolesterolin në gjak, ju kemi listuar disa ushqime të cilat do t’ju ndihmojnë:

Tërshëra:

Një hap I parë I lehtë për ta përmirësuar kolesterolin është duke ngrënë një pjatë më qull tërshëre ose drithëra me bazë tërshëre për mëngjes. Kjo do të ju dhurojë 1 deri 2 gram fibra të tretshme. Shtoni edhe një banaea ose dredhëza edhe per një gjysmë grami tjetër. Udhëzimet e tanishme të ushqyerit rekomandojnë marrjen e 20 deri në 35 gram fibra në ditë, me të paktën 5 deri 10 gram duhet të vijë nga fibra të tretshme.

Elb dhe drithëra të tjera të plota:

Ashtu si tërshëra, elbi dhe drithërat të tjera mund të ndihmojë të ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, kryesisht nëpërmjet fibrave të tretshme dhrithërat ju dhurojnë.

Fasulet:

Fasulet janë veçanërisht të pasura në fibra të tretshme. Ato gjithashtu marrin mjaft kohë për tu tretur,që do të thotë që ju ndiheni të ngirë për një kohë më të gjatë. Kjo është një arsye fasulet janë një ushqim i dobishëm për ju që jeni duke u përpjekur për të humbur peshë. Me kaq shumë zgjedhje – prej fasuleve te kaltra, ne formë veshke, lentilet, fasulet me pika të zeza dhe përtej – dhe kaq shumë mënyra për ti pregaditur kjo I bën fasulet një ushqim shumë të gjithanëshem.

Llojet e ndryshme të farave:

Një mori studimesh tregojnë se duke ngrënë arra, kikirika, dhe fara të ndryshme është mire për zemren. Ngrënja e 50 gram farëra të ndryshme për çdo ditë e ulin nivelin e LDL-së prej 5%. Farat kanë ushqyes shtesë që mbrojnë zemrën edhe në mënyra tjera.

Vajrat bimore dhe perimore:

Duke përdorur vaj të langshëm si ai nga luledielli, misri, karanfili e të tjerë në vend të buterit dhe margarinës kur zieni ose në tryeze ju ndihmon të ulni LDL-në.

Mollët dhe rrushi:

Këto fruta janë të pasura me pectin, një lloj fibre e tretshme që e ulë LDL-në.

Ushqimet që përmbajnë streole dhe stanore:

Sterolet dhe stanolet të marra nga trupi I bimëve e ulin aftësinë trupit për ta thithur kolesterolin. Kompanitë po i shtojnë këta dy ushqyes në lloj-lloj ushqimesh duke filluar prej margarinës, deri te lëngu I portokallit  dhe çokollata.

Soja:

Duke ngrënë ushqime të bëra nga fasulet e sojes, sikur tofu dhe qumësht soje, ju yzjedhni një menyrë e fuqishme për ta ulur kolesterolin. Konsumimi I 25 gramëve të proteinave të sojës mund ta ulë LDL-në për 5% deri 6%.

Peshku:

Duke ngrënë peshk dy deri tri herë në javë mund ta ulë LDL-në në dy mënyra: duke zëvendësuar mishin, I cili ka yndyrë të ngopur që e rritë LDL-në, ndërsa peshku përmban omega 3 e cila e ulë LDL-në. Omega 3 I ulë trigliceridet në qarkullimin e gjakut dhe poashtu e mbrojnë zemrën duke parandaluar fillimin e ritmeve të parregullta të zemrës.

Suplemente të fibrës:

Suplementet ofrojnë mënyrën më të mirë të përthithjes së fibrave.

/real-news.tv/