Vlerësime maksimale për Strakoshën, rivali i tij: Kurrë nuk kam parë si ai

strak.jpg

Silvio Praton është një portier i ri i cili rivalizon Strakoshën të Lazio. Është zëvendësuesi i tij. Kohët e fundit ai ka luajtur në kampionatin belg. Forma e mirë e Strakoshës, ka bërë që Prato të ketë këtë vetëm 180 minuta në këmbë në këtë sezon.

Portieri i dytë të Lacios i cili në një prononcim për mediat italiane, ka vlerësuar maksimalisht portierin shqiptar. Ai ka pranuar se një portier si Strakosha, nuk ka parë asnjëherë tjetër portieri si Strakosha.

“Në kohën që luaja në Belgjikë isha në Itali 3-4 herë. Kam ardhur këtu me gruan time pasi Roma ka qenë gjithmonë qyteti ynë i preferuar. Gjithmonë mendoja se nëse do të kisha mundësi të luaja për njërën skuadër të Romës, nuk do të hezitoja asnjëherë.

Gjithçka ishte e qartë që në fillim: Do të isha portieri i dytë pas Strakoshës. Ai është një portier shumë i fortë, i ri dhe i madh fizikisht. Kurrë nuk kam parë një portier të tillë, me aftësi të tilla në portë. Portieri shqiptar ka gjithçka që duhet për të bërë një karrierë të madhe”, u shpreh Prato.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303