Vlorë, digjen dy automjete të një kompanie private

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Lef Sallata", ku fillimisht ka marrë flakë automjeti tip "Volkswagen" në pronësi të një kompanie transporti por nën përdorimin e një shtetaseje, i cili është djegur plotësisht

Automjetet e djegura

Dy automjete janë djegur nga zjarri rreth orës 04:05 të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës.

Policia lokale sqaron se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Lef Sallata”, ku fillimisht ka marrë flakë automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të një kompanie transporti por nën përdorimin e një shtetaseje, i cili është djegur plotësisht

Si rezultat i flakëve është djegur edhe një mjet tjetër ngjitur me të, tip “Renault” në pronësi të shtetasit V.M, i cili është dëmtuar pjesërisht.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe zjarrfikëse qe kane bërë të mundur edhe shuarjen e zjarrit.

Dyshimet e para të policisë është që zjarri të jetë i qëllimshëm.

Po kryhen hetimet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Lër një koment