Vlorë/ Kapet me drogë brenda në makinë, pranga 19-vjeçarit

Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi akuzohet për mbajtje të lëndëve narkotike.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në Orikum të Vlorës, ku të riut iu gjetur 3.3 kilogramë kanabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Vlorë, Orikum

Kapet në ndjekje nga Policia një shtetas i cili posedonte lëndë narkotike në automjet.

Seksioni për Hetimin e  Narkotikëve dhe Trafiqeve pranë Policisë së Vlorës në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë bllokuar një automjet afër Orikumit, i cili dyshohej se kishte lëndë narkotike.

Pas kontrollit të automjetit tip Opel Corsa është gjetur dhe sekuestruar 3.3 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Në vijim të veprimeve, Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit, shtetasin L.M., 19 vjeç, banues në Orikum, Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.