Vlorë, pezullohen 5 zyrtarë të ALUIZNI-t

aluizni.jpg

5 zyrtarë të ALUIZNI-t janë pezulluar nga detyra për “shpërdorim detyre”.

Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Vlorë është vendosur e gjitha nën hetim si dhe personi që ka legalizuar në pronën e një trashëgimtareje, Melsi Mustafaj.

Pesë zyrtarët e pezulluar nga detyra janë Denis Metaj, Artan Beqiri, Erald Yzeiri, Danjela Kondaj dhe Xhilda Korrkaj. Ata akuzohen se kanë legalizuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin një ndërtesë pa leje.

Zyrtarisht bëhet e ditur se “Prokuroria Vlorë regjistroi procedimin penal të paraqitur nga shtetasja Myzejen Zyrkaj, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, i parashikuar nge neni 248 i K.Penal, ndaj shtetasit Melsi Mustafaj dhe Drejtorisë Rajonale Aluizni-t Vlorë”

Sipas prokurorisë, kallëzuesja është një nga trashëgimtarët ligjore të babait të saj shtetasit Sinan Jaupi Ferhati. Me vendimin nr.77, datë 15.04.1995, KKKP, Bashkia Vlorë njohu truallin në lagjen “Skelë”, me sipërfaqe 4200m2. /real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303