VOA e ftoi në studio, TV shqiptar ndërpret transmetimin! Revoltohet Murrizi: I lëpihen atij që është në pushtet!

7a25735cd39f9ec2f6b15d3955e4ff59_L.jpg

Deputeti Myslym Murrizi ka qenë i ftuar në studion e VOA-s për situatën post-tërmeteve dhe menaxhimit që po i bën kësaj situate qeveria.

Mirëpo, në momentin që është shfaqur Murrizi, News 24 ka ndërprerë transmetimin dhe kjo ka ngjallur revoltën e deputetit i cili nuk ka kursyer pronarin dhe drejtorin e News 24 duke i akuzuar se i lëpihen pushtetit.

‘Meqenese News 24 e ndërpreu transmentimin e VOA-s sa filloi intervista ime, si media e “ pa” varur prej kemëesh por e varur ne qafe, po e hedh ne fb te mare nga fb i VOA.

VOA nuk ka “ pronar” dhe drejtor si SUDJA e që i lepihen atij që është në pushtet gjithë ditën e atij që mund të vijë një ditë në pushtet, gjithë natën’, shkruan Murrizi.

Deputeti akuzon në studion e VOA-s qeverinë për shoë ndërsa propozon që për të përballuar emergjencën e krijuar nga tërmetet, qeveria duhet të heqë dorë nga shpenzimet e luksit.

 

scroll to top