Vocaj-Bardhit: Padi për shpifje! Sekretari i PD: Pushka top iu bëftë!

AACA9526-01CE-49D2-B327-C9BCAF19432D.jpeg

Drejtori i Policisë Kriminale Tonin Vocaj ka reaguar për herë të dytë pas akuzave që ka bërë në Opinion Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Ky i fundit e akuzoi Vocajn si person që “i shërben krimit”, që “prish provat” dhe që “inskenon ngjarje kriminale”.

Pas këtyre akuzave, Tonin Vocaj ndërhyri në emisionin Opinion për herë të dytë duke paralajmëruar se do të bëjë kallëzim penal për shpifje ndaj Gazment Bardhit.

Vocaj: Lidhur me deklaratat e z.Bardhi ndaj meje, hedh pioshtë me neveri çdo shpifje mbi figurën time. Kam 40 vite pa ndërprerje që i shërbej policisë së shtetit. Nuk kamë qenë pjeë e inskenimeve, kam bërë detyrë . Jam duke konsideruar kallëzimin penal ndaj z.Bardhi për shpifje

Bardhi: Pushka top iu bëftë! Nga nesër të gjitha informacionet për partnerët ndërkombëtarë do ia kalojmë për një kriminel.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303