Vodhën postën në Krujë, reagon Rama për të arrestuarit

edi-rama.jpg

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar në lidhje me arrestimin e autorëve të vjedhjes së postës në Krujë vetëm pak ditë më parë.

Ai shkruan se kapja e tyre është një tjetër dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë së Shteti

‘Kapja e menjëhershme e autorëve të vjedhjes së kasafortës së pensioneve në Krujë,që zbardh edhe disa grabitje të të njëjtëve autorë,një tjetër dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë së Shtetit dhe gatishmërisë së saj për sprovën e afërt kundër Krimit të Organizuar&KÇK’, shkruan Rama.

Theksojmë se në pranga për grabitjen e postës ranë: Mark Caka, Gazmir Caka, Hysen Kica, Bujar Tafa, Andi Rexhepi (Paturri) dhe Besnik Parruca.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303