Vodhi bimët medicinale për t’i shitur 1000 Euro, arrestohet 32-vjeçari nga Ksamili

Një 32-vjeçar u arrestua nga Policia pasi akuzohet se ka vjedhur bimë medicinale në një magazinë me qëllim për t’i shitur për përfitime personale  si dhe një sasi parash prej 1000 Euro.

Sefer Kanushi, banues në Ksamil të Sarandës u arrestua nga shërbimet e Policisë së Delvinës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Sarandë. Magazina është në pronësi të shtetases P.Ç, Delvinë, ndërkohë që  vjedhja sipas policisë, ka ndodhur më 18 Shtator 2018.

Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 282 kilogramë bimë medicinale dhe 200.000 lekë të rinj.

32-vjeçari do të hetohet nga Prokuroria e Sarandës për veprën penale “Vjedhja”

Lër një koment