fbpx

Vodhi naftë dhe bateri gjeneratori, arrestohet i riu nga Bulqiza

policia-e-shtetit-3.jpg

Një 27 vjeçar, banues në Bulqizë, ka rënë në prangat e policisë, për shkak se në bashkëpunim me një person tjetër akuzohet se kanë vjedhur rreth 50 kg lëndë djegëse dhe një bateri gjeneratori.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme

Bulqizë/Informacion paraprak

Bie në prangat e policisë një tjetër shtetas i shpallur në kërkim për Vjedhje.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Bulqizë, në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin:

– L. L., 27 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër (në kërkim), pranë antenave të kompanive celulare në Fushë-Bulqizë, kanë vjedhur rreth 50 kg lëndë djegëse (naftë), dhe një bateri gjeneratori.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303