fbpx

Vogëlushja 6-vjeçare që nuk ka ecur kurrë merr sot lajmin e madh nga Elvis Naçi

120083901_3297916163625709_1810143783496523307_o.jpg

Që prej ditës që ka lindur, vogëlushja Elona Çollaku nga Korça nuk ka mundur të ecë. Jeta e saj është e gozhduar në shtrat prej 6 vitesh. Ajo vuan nga Spina Bifida dhe Hidrocefalia. Me buzëqeshjen e pafajshme dhe sytë plot shpresë, vogëlushja tregon se ka dhimbje të mëdha që trupi i saj i brishtë nuk mund t’i durojë.

Jeton në një lagje periferike të kryeqytetit me të ëmën që ka sakrifikuar gjithçka për të bijën. Shpresa e vetme për vajzën që të ecë është trajtimi në Turqi që shkon rreth 23 mijë euro. Nëna e Elonës, me lot ndër sy ka treguar se nuk mund t’i përballojë kostot e operacionit pasi jeton me qira dhe i duhet të mbajë frymën gjallë vetëm me 300 mijë lekë të vjetra. Ajo kërkuar ndihmë nga shqiptarët për të bërë një mrekulli për vogëlushen e saj.

“Dua të eci. Dua që edhe unë të jem si shoqet e mia. Kjo është ëndrra ime më e madhe. Ju lutem, më ndihmoni që të eci!”,-thotë me lot ndër sy 6-vjeçarja.

Menjëherë pasi dëgjoi thirrjen e dëshpëruar për ndihmë të vogëlushes Elona; Elvis Naçi ka kërkuar ndihmën e të gjithë shqiptarëve. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe! Edhe këtë herë, shqiptarët u bënë bashkë dhe mblodhën shumën prej 23 mijë eurosh të kërkuar nga spitali në Turqi.

Mëngjesin e së hënës, Elvis Naçi së bashku me bashkëshorten e tij, Fatmën kanë bërë një vizitë surprizë në shtëpinë e Elonës. Aty i kanë dhënë lajmin e shumëpritur: “Lekët për Elonën janë mbledhur. Kemi kontaktuar me spitalin në Turqi dhe çdo gjë është gati, vajza më në fund do të kryejë ndërhyrjet që do t’i ndryshojnë jetën. Tani do të bëheni gati dhe do të niseni për në aeroport”,-iu tha Elvisi. Nëna e Elonës nuk ka mundur t’i mbajë lotët. Ajo nuk e priste që kjo mrekulli të ndodhte kaq shpejt!

Paraditen e sotme, vogëlushja e ëmbël Elona, u nis për në Turqi ku do të kryejë ndërhyrjet që do ta çojnë në këmbë dhe do t’i realizojnë ëndrrën më të madhe; e kjo falë gjithë shqiptarëve bamirës.BW

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303