Vogëlushja në Rrogozhinë surprizon Ramën: Xhaxhi Edi, ti je dashuria ime

Screenshot_14-8.jpg

Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama ishte në qendrën e re shëndetësore në Rrogozhinë, që u rindërtua, sipas tij me standardet më të mira.

Gjatë vizitës kreu i qeverisë pati një takim të papritur me një vogëlushe që e surprizoi me fjalët e saj.

“Ti je dashuria ime.

Unë të kam parë në reklama dhe të kam thënë, o xhaxhi Edi Rama është dashuria ime” i tha vogëlueshja.

Nuk munguan edhe batutat nga kryeministri me një të moshuar që po maste tensionin.

Sa e ke tensionin?

E pyeti Edi Rama.

“14-9” tha i moshuari, ndërsa kryeministri ia ktheu “Është për pilot”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303