fbpx

Vokshi: Dakon e pret burgu!

vokshi.jpg

Gjatë mesditës së sotme, kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako njoftoi në rrjetet sociale se do të ngrejë padinë e radhës për shpifje, këtë herë në ngarkim të deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kësaj të fundit, që po nëpërmjet rrjeteve sociale, i ka kujtuar Dakos dosjen numër 339 dhe e ka paralajmëruar se e pret burgu.

“Banditët politikë dhe banditët e rrugës do të përfundojnë në burg, që të çlirohet Durrësi dhe gjithë Shqipëria nga krimi, betoni dhe xhuxhëria njerëzore dhe mendore”, shkroi Vokshi.

“Më vjen mirë që Zoti Dako ka filluar të mbledhë barcaleta. Thuhet, se ditët në burg janë monotone, e të fortët i shtyjnë me barcaleta dhe me anekdota. Është përgatitje e mirë për të ardhmen që e pret. Banditët politikë dhe banditët e rrugës do të përfundojnë në burg që të clirohet Durrësi dhe gjithë Shqipëria nga krimi, betoni dhe xhuxhëria njerëzore dhe mendore.
Dosja nr. 339 “bërtet” shumë fort. As statuset e rëndomta të shkruara në dëshpërim, as kërcënimet me padi, nuk e shpëtojnë dot z. Dako nga destinacioni i rradhës: burgu”, shkruan Vokshi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *