Vokshi: Ja pse Lleshaj nuk erdhi sot në komision

vokshi.jpg

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka komentuar mungesën e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe ka publikuar përgjigjen refuzuese të Ministrit për Interpelancë për çështjen e studentëve.

Përgjigja siç duket në foton e publikuar nga Vokshi ka ardhur nga “Paradhoma e Ministrit të Brendshëm”.

Statusi i Vokshit: Kur “Paradhoma” nuk informon “Prapadhomën”. Ministri i Brendshëm #Lleshaj, në shkelje të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, #refuzoi sot të paraqitej në Komisionin e Arsimit në një Dëgjesë Urgjente, për të raportuar për dhunën e ushtruar ndaj Studentëve nga Policia e Shtetit. Kërkesë kjo e bërë nga Deputetët e #Opozitës në Komision. “Paradhoma” njoftoi që “prapadhoma” nuk vjen se ka gjëra më të rëndësishme se #Studentët apo të raportojë para Kuvendit. “Paradhoma” si duket nuk e kishte informuar “Prapadhomën” që paraqitja para #Komisionit ishte e drejtë #Kushtetuese…

#Opozita dërgoi sot një kërkesë tjetër, Ministri Lleshaj duhet të paraqitet në Komision javën që vjen. #AKeniParëMaxhorancëQëBojkoton?/real-news.tv/

 

 

scroll to top