fbpx

Vokshi për Xhaçkën: Një kryeministër normal duhet ta shkarkonte

Screenshot_29.png

Partia Demokratike ka vijuar edhe sot me akuzat për Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Në një deklaratë për mediat, ish deputetja Albana Vokshi u shpreh se kryeministri Rama duhet të shkarkonte ministren, e cila sipas demokratëve ka udhëruar 22 herë me helikopterin e ushtrisë për fushatë në Dibër.“Edi Rama hesht, megjithëse abuzimi me detyrën nga vartësja e tij, është flagrant. Më e pakta, që mund të bëntë një kryeministër normal, do të ishte shkarkimi i Ministres së Mbrojtjes për shpërdorim detyre dhe abuzim me fondet publike për interes privat partiak”, shprehet  Vokshi.

“Deri më sot, nuk ka asnjë sqarim nga Ministrja e Mbrojtjes për qytetarët shqiptarë. Pse Olta Xhaçka duhet të shkojë në mbledhje partie me helikopter dhe pse qytetarët duhet të vuajnë pasojat e këtij abuzimi që kushton mbi 100 milionë lekë.

Vetëm në dy muajt e fundit, për të dërguar dhe për të marrë Olta Xhaçkën nga Dibra, helikopteri ushtarak ka udhëtuar 22 herë nga Farka në Peshkopi dhe anasjellas. Ka patur raste që zonja ministre ka përtuar të shkojë deri në Farkë dhe helikopteri e ka marrë apo e ka lënë poshtë zyrës së saj në Ministrinë e Mbrojtjes. Olta Xhaçka hesht, edhe pse është kapur në flagrancë në një shkelje, të përsëritur, të kryer në vijimësi, me vetëdije të plotë që i ka kushtuar buxhetit të shtetit mbi 100 milionë lekë.”-pohon  Vokshi në deklaratën e saj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303