Volejboll femra/ Partizani kualifikohet në raundin e dytë të Champions League

Partizani shkruan historinë në volejboll për femra. Vajzat e drejtuara nga trajneri turk Sancak kaluan në raundin e dytë kualifikues të Champions Leagues, kompeticionit më të rëndësishëm për klube në volejbollin e femrave.

Pas suksesit 3-1 me sete në ndeshjen e parë, Partizani fitoi edhe sfidën e dytë ndaj skuadrës boshnjake Jedinstvo Brcko brenda në Lukovac të Bosnje Hercegovinës këtë herë 3-2 me sete.

Vajzave të kuqe u mjaftonte të fitonin dy sete për t’u kualifikuar në raundin tjetër por Partizani nuk u mjaftua vetëm me dy sete duke fituar edhe ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës bosnjake. 21-25 25-19 18-25 25-21 13-15 ishte rezultati final i kësaj sfide në favor të skuadrës së trajnerit Sancak.

Lojtaria e ndeshjes për Partizanin ishte sllovakja Romana Hudencova e cila realizoi 21 pikë në total. Një paraqitje të shkëlqyer bëri turkja Basav, pa harruar paraqitjen e Eda Gjermenit që bëri disa pritje fantastike në të gjitha setet.

Në fund festa ishte e gjitha për vajzat e Partizanit që tashmë duhet të mendojnë për fazën tjetër ku do të përballen me hungarezët e Vasas Obuda Budapest.

Në rast se Partizani kalon me sukses edhe raundin e dytë kualifikues atëherë do të marrë pjesë në fazën e grupeve të Champions Leagues në volejbollin e femrave.