Voltana Ademi i përgjigjet Ramës nga karantina për rrugën e Velipojës: Punë gjysmake dhe burim aksidentesh

ademi.jpg

Nga karantina, ku po qëndron pas infektimit me koronavirus, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për rrugën e Velipojës, të cilët ky i fundit e cilësoi të përfunduar.

Ademi shprehet se Rama është i vetmi përgjegjës që ajo rrugë u vonua për dy vite duke ndryshuar projektin dhe më pas duke vonuar edhe shpronësimin. Ajo e cilëson rrugën si gjysmake, që sipas saj nuk plotëson standardin e rrugës turistike!

“Vetëm një kryeministër klloun si Edi Rama mund të jetë krenar me një rrugë gjysmake, burim i vazhdueshëm aksidentesh, si ajo e Velipojës.  Është ai i vetmi përgjegjës pse rruga u vonua 2 vjet e gjysëm. Ndryshoi projektin për rrugën. Vonoi 2 vjet e gjysëm shpronësimin. Zvarriti dosjet në hipotekë.

Rruga gjysmake, me të cilën krenohet kllouni Edi Rama nuk plotëson standardin e rrugës turistike! Nuk zgjidh çështjen e rrugëve dytësore për njerëzit e gjënë e gjallë,

Nuk ka mbikalime-nënkalime dhe kryqëzimet janë një rrezik permanent për udhëtarët në mes të qendrave të banuara! Ka dëmtuar linjën e ujësjellësit të Trushit, që furnizon gjithë Velipojën.

Faktet e dokumentuara me foto e nxjerrin Edi Ramën një kryeministër që mashtron qytetarët me disa video propagandistike, që nuk kanë lidhje me realitetin. Asnjë mashtrim nuk e shpëton dot Edi Ramën nga vota popullore”, shkruan Ademi.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303