fbpx

Votimet më 25 prill/ Meta bën paralajmërimin: Nëse do ketë tentativë për të prishur zgjedhjet…

Presidenti Ilir Meta ka folur nga Korça  në lidhje me votimet që do të zhvillohen më 25 prill 2021. Ai tha se do të votojë si një qytetar shqiptar por ka dhe një paralajmërim për tentativat për prishje të votimeve.

“Presidenti dëshiron të ketë zgjedhje, të ndjek programet e partive, lidhur me situatën e pandemisë, menaxhimin e saj, taksat, etj. Dhe padyshim presidenti ka votë si çdo qytetar dhe do ta hedh atë në mënyrë të fshehtë në 25 prill. Në rast se do kemi tentativë për të prishur zgjedhjet, dhe për të vendosur në gurë në rrugën e Shqipërisë drejt BE, ai do të jetë me gjithë popullin”, tha Meta.

Gjithashtu, Presidenti u shpreh se ai është në “një gjatësi vale” me gjithë popullin shqiptar që kërkon paqe dhe integrim.

“Presidenti është shumë i qetë sepse është në një gjatësi vale me gjithë popullin shqiptar dhe gjithë populli pavarësisht referencave politike apo partiake, kërkon ti jepet fund kësaj krize artificiale dhe kësaj mungese skandaloze të legjitimitetit të gjithë institucioneve. Populli kërkon paqe, qetësi, integrim europian dhe këto nuk mund të arrihen pa pasur një reflektim nga parlamenti aktual”, shtoi ai.