Votohet ligji i Salvinit kundër emigrantëve

Qeveria Italiane i ka mbijetuar nje mocionit për një ligji që synonte rritjen e sigurise se kufijve të vendit. Ligji i propozuar nga ministri i Brendshëm Mateo Salvini per emigrantët u kundërshtua ashpër nga partitë e majta, shoqatat humanitare dhe organiziuata ve kombeve te bashkuara.

Votimi përfundoi me 160 vota pro dhe 57 kundër, duke i dhënë kështu një fitore të qartë zëvendëskryeministrit Mateo Salvinit. Kundër votuan edhe disa senatorë të partisë në pushtet “5 Yjet” ndërsa “Forca Italia” refuzoi pjesëmarrjen.

Kisha Katolike dhe shoqatat e bamirësisë reaguan publikisht dhe bën apel që të mos luhet me solidaritetin njerëzor.

Megjithatë mediat e vendit fqinj shkruajnë se votëbesimi i jep Salvinit fuqi më të madhe vendimmarrëse për çështjet e emigrantëve apo azilkërkuesve. Ai e përshëndeti rezultatin duke vlerësuar se dekreti i ri për sigurinë rrit financat dhe numrin e forcave policore dhe përmirëson kontrollin e kufijve të vendit.

Ligji për sigurinë sipas zëvendës kryeministrit rrit në 1 milion euro gjobën për anijet humanitare që sjellin emigrantë në ujërat territoriale të Italisë pa autorizimin përkatës. Ai gjithashtu ndalon kapitenët dhe anijet e tyre kur nuk u binden urdhrave.