Voton famullitari i Kishës Ortodokse në Shkodër

9FF82024-8D3A-4313-8766-1DE53D208E93.jpeg

Nuk ka munguar gjatë procesit të votimit edhe famullitari i Kishës Ortodokse në Shkodër, Atë Nikolla Petani.

Ai ka votuar në Shkollën 9-vjeçare “Mati Logoreci” dhe pas hedhjes së votës në kuti ka dhënë një mesazh për të gjithë qytetarët e Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë.

Atë Nikolla Petani i ka bërë thirrje shqiptarëve të votojnë sepse vota është e shenjtë.

Sakaq, famullitari i Kishës Ortodokse ka deklaruar se lutjet ndaj Zotit janë të mos ketë incidente dhe të fitojë ai që është më i miri.

Edhe unë si qytetar i Shqipërisë, erdha shpreha mendimin tim për sa i përket zgjedhjeve të reja që po bëhen në Shqipërinë tonë të dashur. I bëj thirrje popullit të Shkodrës të dalin sa më shumë në votime, sepse vota është e shenjtë, është diçka personale. Kemi ndjekur këto ditë shit-blerje të votës, nuk dbesoj që populli i Shkodrës e ka në gjak një gjë të tillë. E lusim Zotin të mos ketë incidente dhe të mbarojë sa më shpejt e të fitojë ai që është më i miri. Ky është një mesazh paqja, sepse jemi të gjithë vëllezër e kjo duhet të shkojë sa më mirë”, tha Atë Nikolla Petani.

 

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303