‘Votoni, përndryshe firmosni…’, Lleshaj kërcënon të burgosurit, zbulohet urdhi

Përplasjet politike duket se kanë përfunduar deri në burgje. Ditët e fundit në burgje është duke u ushtruar presion që të gjithë të burgosurit të votojnë. Në të gjitha burgjet shqiptare u është kërkuar të dënuarve që nëse nuk votojnë, atëherë do të firmosin një deklaratë që nuk marrin pjesë në votime.

Të burgosurve u është thënë se ata të cilët firmosin deklaratën që nuk do votojnë, atëherë të harrojnë se do të marrin leje, apo dokument për sjellje të mirë.

Kushtetuta e Shqipërisë nuk parashikon në asnjë nen të saj, që votimi është i detyruar.

Gazeta Mapo mëson se situate e rëndë është në burgun e Fierit, ku disa prej të dënuarve nuk kanë pranuar të firmosin letrën që nuk do të votojnë. Drejtuesit e të gjitha burgjeve kanë marrë urdhër të qartë që të dënuarit duhet të votojnë të gjithë.