15.5 C
Tirana
E shtunë, 15 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Vranë çiftin shqiptar, jepet dënimi për autorët

spot_img

Para një viti, u ekzekutuan çifti  shqiptar Thanas dhe Eleni Curra në banesën e tyre në lagjen Peristeri, Athinë. Ngjarja ndodhi më 3 shkurt të vitit 2017, ku 2 persona qëlluan me plumba në banesën e shqiptarëve.

Por ditën e djeshme, gjykata greke ka dhënë dënimin për 4 të arrestuar, të cilët janë të lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

4 autorët urdhëruar vrasjen e Thanas dhe Eleni Curri, për arsye se njëri prej tyre që ishte mik me Thanasin, merrej me tregti droge. Një nga autorët e krimit, i quajtur Luan Hajdari merrte gjithmonë kamionin e Thanasit për të transportuar drogë, derisa Thanasi e kuptoi.

Për këtë arsye, Luani pagoi 60 mijë euro për të vrarë çiftin që të mos tregonin për aktivitetin e tij të lëndëve narkotike.

4 të arrestuarit paguan dy persona për vrasjen e çiftit brenda në banesë.

Ndërkohë, gjykata greke vendosi që Luan Hajdari të dënohej me burgim të përjetshëm. Edhe për një tjetër shqiptar u dha po e njëjta masë. Greku i quajtur Thoma, u dënua me 15 vite burg, ndërsa Edmondi, i dyshuari tjetër, është ende në kërkim./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat