fbpx

“Vranë një plak”, reagon ashpër ish-ministri i Brendshëm: E turpshme

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-ministri i Brendshëm në siglën e PD, Flamur Noka e ka quajtur të turpshme për shtetin ekzekutimin e 71-vjeçarit Lefter Zhidru nga forcat RENEA ditën e sotme në Elbasan.

“E turpshme per shtetin. Neveri per pushtetin .Kjo ngjarje tregon se kemi nje shtet qesharak. Ju beri zbor nje plak 71 vjecar…dhe e vrane. Jo nje kriminel por nje plak me neuroze ….Nje polici e tere gjithe diten ne Elbasan e dorezuar perballe jo nje krimineli , por nje plaku ..

Nje polici e paafte ta arrestoje . Imagjinoni kete pushtet kete polici te Llesh Kimikut ne beteje me krimin … Turp. 25 Prilli eshte zgjidhja ., eshte shpetimi per shqiptaret”, shkruan Noka.