fbpx

Vrasësi serial pranon 90 vrasje

download-2-1.jpg

Një vrasës i burgosur është duke u hetuar pasi ka rrëfyer për 90 vrasje gjatë katër dekadave në SHBA.

FBI beson se Samuel Little, i cili është 78 vjeç, mund të jetë ndër vrasësit serial me numrin më të lartë të vrasjeve në historinë kriminale të SHBA.

Agjencitë shtetërore dhe federale tani po punojnë për të përputhur rrëfimet e tij me vdekjen e dhjetra grave në të gjithë vendin nga viti 1970 deri në vitin 2005.

Kështu theksohet në një raport të lëshuar nga FBI gjatë kësaj jave,

Samuel Little iu ka thënë hetuesve se ai mund të ketë kryer deri në 90 vrasje dhe autoritetet kanë dëshmi në lidhje me to vetëm për 36 prej tyre deri më tani.

Little i cili tashmë po vuan dënimin në një burg në Teksas, filloi të rrëfehej te hetuesit në pranverën që lamë pas në këmbim të transferimit në një burgu tjetër.

FBI në raportin e saj thotë se tani po punon me Departamentin e Drejtësisë, Byronë e Ndihmës së Drejtësisë në Texas dhe dhjetra agjencive të tjera të zbatimit të ligjit të shtetit dhe të vendit për të ‘’përputhur rrëfimet e Little-it me dëshmi nga gratë që rezultuan të vdekura në shtete nga Kalifornia në Florida midis viteve 1970 dhe 2005″.

78 vjeçari Samuel Little, ka probleme shëndetësore dhe ka gjasa të vdes në burg, tha FBI, kështu që hetuesit po nxitojnë për të identifikuar sa më shumë viktima të tij të jetë e mundur dhe për të ndihmuar në mbylljen e këtyre rasteve të pazgjidhura.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *