fbpx

Vrasja e 2 vëllezërve në Krujë, banorët të tronditur: Kur më morën në telefon….

Pak orë pas ekzekutimit të dy vëllezërve në Krujë, banorët shprehen tejet të tronditur nga ngjarja.

“Nuk ishin djem të keqinj, dukeshin djem shumë të mirë, po të rinj jane dhe nuk e di se si mund të ketë rrjedhur ngjarja. Me personin tjetër nuk kam njohje nuk e di fare se kush është,por per keta të vjen keq, të vjen keq po të vriten dy pula jo dy djem, dy djem tërinj.

Të paret thoshnin se po të kryeje një vrásje duheshin ’12 penë buaj’ nuk duheshin buaj por ishte thjesht idea për të treguar se sa shumë rëndësi ka jeta e njeriut e se sa duhet të mendohej para se të kryejë një vrásje dhe duhet të ketë shume logjike para se të veprojë, por pune të rinjsh.

Për ngjarjen nuk di asgjë madje jam habitur kur më morën në telefon e më thanë se çfarë kishte ndodhur, nuk kemi pasur vrásje të tjera në fshat’, shprehet njëri prej banorëve.