fbpx

Vrasja e 23 vjeçarit e lidhur me masakrën e Bradasheshit, ja detajet

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pranë fshatit Përparim, ku si pasojë një 23-vjeçar ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë. Ngjarja dyshohet të ketë lidhje me atentatin e ndodhur 1 vit më parë në Bradashesh, po në qytetin e Elbasanit, ku 3 persona ndërruan jetë, mes tyre edhe një shtetas i huaj.

Dy shqiptarët e vrarë ishin Endrit Alibej, 34 vjeç, dhe Arben Dylgjeri, 56 vjeç, të dy kushërinj me njëri-tjetrin. Gjithashtu bashkë me ta u vra edhe shtetasi turk Erdal Durunay, 51 vjeç. Viktimat u qëlluan me kallashnikov në kokë po ashtu si 23-vjeçarin dhe mikun e tij, i cili ndodhet në gjendje kritike.

Masakra e 30 dhjetorit ndodhi në hyrje të Elbasanit, ku tre vik.timat, të cilët po udhëtonin me një makinë Range Rover me targa rumune u ekzektuan me breshëri në prani të familjarëve të tyre pasi në tre makinat e tyre, ndodheshin 5 gra dhe 3 fëmijë. Ashtu si 23-vjeçari, edhe 3 të vrarët e Bradasheshit bashkë me familjet e tyre sapo ishin kthyer në Shqipëri për të festuar festat e fundvitit pasi jetonin në Angli e Holandë.

Makina që i qëlloi u largua në drejtim të Peqinit, por edhe pse ka kaluar thuajse një vit për këtë ngjarje ende nuk ka emra. Mëgjithatë pista kryesore ku dyshohet është se atentati lidhet me përplasjen e bandave në qytetin e Elbasanit dhe prishjen e pazareve të drogës.