fbpx

Vrasja e 25-vjeçarit nga Polici në Tiranë, zbardhen detajet tronditëse, çfarë u dyshua pak para ekzekutimit? Ja ç’thotë fqinja për të ndjerin…

det.jpg

Kanë dalë në dritë detaje të reja lidhur me vrasjen që tronditi zonën e Laprakës në Tiranë ku një 25-vjeçar u vra nga një punonjës policie.

Ky i fundit ekzekutoi një 25-vjeçarin e identifikuar si Klodjan Rasha, që sipas bluve nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, dhe mbante armë me vete.

Në njoftimin e parë të Policisë thuhej se i riu mbante në dorë një send të fortë në dukje armë, ndërkohë që më pas u tha se nga grupi i hetimit ishte gjetur në vendngjarje një pistoletë, që dyshohej se ishte e Rashës.

Burime bëjnë me dije se i riu, është dërguar për në spitalin e Traumës, ndërsa mbetet e paqartë nëse ai ka ndërruar jetë në vend, apo rrugës për në spital, versioni i fundit është dhe ai që thuhet nga ana e Policisë.

Mësohet se në zonë janë dëgjuar dy të shtëna, ndërsa burime të pakonfirmuara bëjnë me dije se një plumb Rasha e ka marrë në kokë dhe një tjetër në shpinë.

I riu ka qenë duke pirë kafe në një lokal pranë banesës deri në orën 22:00. Policia ka sekuestruar kamerat e një servisi në orët e para të mëngjesit dhe mendohet për shkak të pozicionit ku janë vendosur dhe vendit ku ka ndodhur ngjarja mund të kenë regjistruar gjithçka. Shiritat e rrethimit të vendit të ngjarjes janë hequr rreth orës 07:00, ndërsa banesa e të riut ndodhet pranë vendit ku ka ndodhur edhe vrasja.

Një prej fqinjëve të të riut, është shprehur se Klodjani nuk ka qenë problematik, madje komunikonte mirë me të gjithë në lagje dhe ishte djalë shumë i sjellshëm, ndërsa shton se ishte i papunë.

“Ishte djalë shumë i mirë, nuk ngacmonte njeri, nuk mundem që të flas më. Tani po e dëgjoj, ka qenë shumë i mirë, nuk e di me çfarë është marrë, ishte i papunë. Unë po bëj gati 20-25 vjet këtu, dhe ishte djalë shumë i mirë, nuk di çfarë të them, nuk di ça të flas për atë njeri, nuk di gjë fare. Jo, jo, nuk kemi pasur probleme nga ai djalë”, shprehet fqinja e Klodjan Rashës.

Sa i takon familjes së tij, ata kanë hapur dyert e mortit, ndërsa trupi i të riut ndodhet ende në morg, ku do të kryhen dhe të gjitha ekzaminimet e rastit.

Punonjësi i policisë shtetasi N.H., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të metejshme.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303