fbpx

Vrasja e 4 të rinjvë në Shkodër, Basha kujton 2 prillin e 1991, jep mesazhin e fortë

ded4b2a4-3242-4576-87cc-64f8b70cc9fb-768x512.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar sot  masakrën e 2 prillit të 1991 në Shkodër. Asokohe u vranë katër të rinj të pafajshëm.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, Basha shkruan se Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka dhe Bujar Bishanaku u flijuan në altarin e lirisë dhe demokracisë.

“Sot përulemi me nderim para kujtimit të Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Besnik Cekës dhe Bujar Bishanakut, 4 të rinjve shkodranë që u flijuan në altarin e lirisë dhe demokracisë. Sakrifica e tyre tregon se liria dhe demokracia nuk kanë çmim. Lavdi përjetë dëshmorëve të 2 prillit!”, shkruan Basha.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303