fbpx

Vrasja e biznesmenit Behar Sofia/ Identifikohet një tjetër bashkëpunëtor, ekzekutohet masa e arrestit me burg për 45-vjeçarin (Emri)

policia-2-1.jpg

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur më datë 25 shkurt 2021, ku u vra me armë zjarri Behar Sofia 66 vjeç, si rezultat i hetimeve dhe provave të grumbulluara është bërë i mundur identifikimi i bashkëpunëtorit në këtë vrasje.

Bazuar në provat e grumbulluara, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin Bujar Leza, 45 vjeç, banues në Larushk, Krujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në ngarkim të shtetasit B. L., për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303