fbpx

Vrasja e Edmond Llangozit në Athinë, flasin djemtë:Vrasësit janë shqiptarë

640-0-5fff5db985d0c.jpg

Dy vëllezërit e mbijetuar nga masakra që ndodhi në Greqi pak ditë më parë kanë dhënë dëshminë e tyre para policisë.

Media greke bëjnë me dije se të rinjtë kanë komunikuar për policinë se “vrasësit janë shqiptarë”. Kujtojmë që nga masakra ka mbetur i vrarë babai, Edmond Llangozi, i cili u doli para plumbave për të mbrojtur dy djemtë e tij.

Ndërkaq, Anxhelo dhe Mihal Llangozi ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, por ende nuk e kanë kaluar rrezikun.

Nga zjarri që hapën autorët mbeti e plagosur edhe një punonjës i lokalit në Athinë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303