fbpx

Vrasja e efektivit të FNSH, zbardhen detajet, çfarë mund t’i nxjerrë zbuluar autorët?

vra.jpg

Vrasja e efektivit të FNSH, Xhulio Prela vijon të mbetet e pazbardhur. Nuk ka ende një të dyshuar për ekzekutimin e efektivit të ndodhur dy ditë më parë në fshatin Gajush.

News 24 bën me dije se dhjetëra persona janë marrë në pyetje për të ndihmuar për zbardhjen e vrasjes, por pa arritur dot të mbledhë dëshmi bindëse.

Në pyetje janë marrë personat që kanë pirë kafe apo shokë të 26-vjeçarit që ka pas kontakt në ditët e fundit. Po ashtu edhe rrethi familjar apo të afërm të tjerë.

Përpos tabulateve telefonike puna e grupit hetimor është fokusuar edhe te kamerat e sigurisë që mund t’i çojë në gjurmët e autorëve.

Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet që kanë fiksuar kamerat e sigurisë së bizneseve në rrugën kryesore në vendin që u ekzekutua i riu pranë fshatit Gajush në Lezhë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303