Vrasja e efektivit të RENEA-s, arrestim i bujshëm në Rinas

Beqo Brahimi, në kërkim policor si pjesë e grupit të Lazaratit, është vënë në pranga në Rinas, konfirmuan këtë të mërkurë burime policore. Ndaj Brahimit rëndon një dënim me 8 muaj b.urgim nga Gjykata e Kr.im.eve të Rënda.

Brahimi bashkë me persona të tjerë, që kundërshtuan policinë gjatë operacionit anti-drogë në Lazarat në 2014, është dënuar në shkurt të vitit të kaluar nga Gjykata për Krime të Rënda.

Gjatë aksionit të policisë në Lazarat në vitin 2017, u vra efektivi i FNSH-së, Ibrahim Basha.